Zbardhet letra e Ramës për kryeministrin grek, Tsipras

 

Në një shkrim ku analizon reagimet e kryeministrave të rajonit pas fitores së Aleksis Tsipras, gazeta “Kathimerini” zbardh edhe një pjesë të letrës që kryeministri Rama i ka dërguar kreut të SYRIZA-s, duke sjellë në vëmendje edhe komentet që kreu i qeverisë shqiptare ka bërë për krizën greke. Për arsye që ende nuk dihen dhe që nuk janë sqaruar nga qeveria, kryeministri Rama nuk e shpërndau për mediat letrën e urimit që i dërgoi Tsipras për fitoren, por ResPublica mësoi se zyra e shtypit të Ramës e kishte përcjellë atë në Athinë përmes ambasadës greke në Tiranë. “Kathimerini” shkruan se qeveritë e vendeve fqinje, përfshi dhe Shqipërinë janë në pritje të qëndrimeve do të mbajë qeveria Tsipras për zvarritjen e çështjes së kufirit detar. “Duke qenë se në thelb ndajmë nevojën e përbashkët për të rifilluar një program social europian ku të marrin pjesë të gjithë, ku integrimi të mbështetet në një solidaritet të vazhdueshëm dhe të mos bazohet në një Europë të qendrës apo në një Europë të periferisë dhe të getove do të ishte kënaqësi për mua t’ju kisha takuar dhjetorin e kaluar, ashtu siç ishte planifikuar. Zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme në Greqi e bëri të pamundur këtë takim, por rezultati i zgjedhjeve e bën akoma më të nevojshëm këtë takim. Ju pres në Tiranë në kohën më të përshtatshme për ju”-thuhet në letrën që Rama I ka dërguar Tsipras. Nga ky fragment i letrës konfirmohet se anullimi vizitës së Tsipras në Tiranë dhjetorin e kaluar është kërkuar nga kreu I SYRIZA-s për shkak të zhvillimeve në Greqi.

Ne te vertete nga kjo qe ka botuar gazeta greke tregon se Kryeministri Rama nuk ka genjyer kur u pyet nga nje gazetar ne nje konference shtypi, ndonese nje pjese e mediave thane se ai nuk po tregon te verteten.

SHKARKO APP