Zbardhet letra kërcënuese, ja çfarë i shkruajnë Renato Myrtajt

“Provat që ke për ’21 janarin’ do të jenë funeral i familjes tënde”. Dy letrat anonime kërcënuese janë gjetur dje nga Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtaj, i vrarë më 21 janar 2011.

Sipas Renatos, dje kur ka hapur derën e shtëpisë së tij ka gjetur në prag të saj letrat me tekstin kërcënues, si dhe një kurorë lulesh funerali.

Fillimisht, i tronditur nga kurora me lule në derë, ai ka tentuar ta heqë që aty dhe ta largojë, por në tokë ka rënë zarfi me letrën që gjendej brenda kurorës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjeta letrat në derë bashkë me një kurorë varrimi të shëmtuar. Unë nuk trembem nga këto kërcënime. Nuk i kam vetëm unë këto prova, por edhe tre familjet e tjera që u prekën nga 21 janari. Nuk kanë punë me familjen time. Ata duhet të merren me mua, nëse kanë gjë”, u shpreh Myrtaj për Panorama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka hedhur dyshime se autorët e letrës kërcënuese janë po ata që urdhëruan vrasjen e babait të tij.

 “Ata që kanë shkruar këtë letër, janë pa dyshim urdhëruesit dhe vrasësit e 21 janarit, dhe ne nuk do të tërhiqemi nga kërcënimet. Do ta gjykojmë se si do ta menaxhojmë situatën për të nxjerrë provat e 21 janarit”, ka vijuar më tej.

Letra kërcënuese sipas tij vjen vetëm pak ditë, pasi ai deklaroi në media se kishte siguruar disa prova tronditëse për vrasjet e 21 janarit.

Ai tha se provat që ka, mund të ndryshonin rrjedhën e ngjarjeve, por nuk dha asnjë provë konkrete. Kjo deklaratë e tij erdhi pas vendimit të Gjykatës së Lartë, vendim që u kundërshtua publikisht nga katër familjet e viktimave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?