Zbardhet ngjarja – “Aksidenti” në Trush të Shkodrës në fakt ishte tentativë vrasjeje

Dy persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim për akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë

Bëhet fjalë për një ngjarje të shënuar mesditën e djeshme ( 25 tetor 2016) rreth orës 12: 30 në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në fshatin Trush.

Ajo që u duk si aksident ka qenë më shumë dhe policia e ka klasifikuar si ” tentative për vrasje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objektiv ishin shtetasit F. J, 31 vjeç dhe A.J, 19 vjeç që udhëtonin me motor. Ata i zunë pritë me dy makina dhe i kanë hedhur në kanal më pas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre duke u shkaktuar dëmtime të rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Shkodrës informon: “Mjetet tip Benz me targë AA 304 OT me drejtues shtetasin Femih Gjorreta, dhe mjeti tip Audi me targë DP 372 CG me drejtues shtetasin Admir Gjorreta, i kanë dalë përpara duke i zënë rrugën dhe kanë përplasur mjetin motorrçikletë tip Jamaha pa targa në të cilin udhëtonin shtetasit F.J. 31 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër dhe me pasagjer shtetasin A.J. 19 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër
Si pasojë e përplasjes së motorrit nga 2 automjetet, shtetasit që udhëtonin në motorr kanë përfunduar në kanal. Më pas shtetasit që udhëtonin në automjete kanë zbritur dhe me mjete të forta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre duke u shkaktuar dëmtime të rënda .
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm për motive të dobëta.

Aktualisht 2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Arrestimi – Falë veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, janë vënë në pranga 2 nga autorët e dyshuar Femih Gjorreta, 23 vjeç, dhe Admir Gjorretaj, 23 vjeç, të dy banues në fshatin Trush, Shkodër
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve G.Gj. 32 vjeç, e
E.Gj. 27 vjeç,të dy banues në fshatin Trush, Shkodër

Sekuestrimi – Në cilësinë e provës materiale janë gjetur e sekuestruar :
* dy automjetet e autorëve
* motorri i të dëmtuarve
* një krëhër pistolete model 54 me 8 copë fishekë
* një shkop bejzbollisi
* një pistoletë manover

Dosja- Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga nenet 79/dh 22, 25, 278, e 290/1 të Kodit Penal.

/Oran News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?