Zbardhet ngjarja e djeshme në Vlorë: Një orë para plagosjes, Meçajt i vodhën “BMV-X6”

Personi i plagosur pasditen e djeshme në lagjen “Pavarësia” ishte dënuar më parë për vrasje.

Policia sot zbardhi ngjarjen dhe informon se për plagosjen e Florenc Meçajt janë arrestuar në flagrancë 2 autorë të dyshuar dhe shpallet në kërkim 1 tjetër

Në pranga janë Olgert Shehu, 38 vjeç, banues në Vlorë dhe Hajri Xhaferi, 53 vjeç, banues në Vlorë

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa është shpallur në kërkim Klejvis Gjahtari, 29 vjeç, i cili ka qenë shpallur në kërkim gjithashtu për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” në vitin 2012.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas policisë fillimisht ata i kanë vjedhur me dhunë të plagosurit makinën BMV- X6  portofolin dhe bizhuteritë, më pas një orë më vonë Klejvisi ka shkuar për të kryer plagosjen.

“Gjatë veprimeve hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi Klejvis Gjahtari, në bashkëpunim me shtetasin Olgert Shehu, ditën e djeshmë para kryerjes së plagosjes, në lagjen “Ujë i ftohtë” dyshohet se kanë vjedhur me dhunë shtetasin F.M., duke i marrë këtij të fundit automjetin e llojit “BMV-X6″ me targë AA333MK, portofolin me një sasi parash prej 500 euro, disa bizhuteri personale që dispononte me vete si dhe aparatin celular”

Rreth 1 orë më vonë pas konfliktit për arsyet e mësipërme, në një rrugicë të lagjes “Pavarësia”, dyshohet se shtetasi Klejvis Gjahtari, ka plagosur me armë zjarri të llojit “Pistoletë” shtetasin F.M., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal, në gjendje shëndetësore jasht rrezikut për jetën.

Për këtë ngjarje, Policia ka referuar materialet në Prokurori për veprat penale përkatëse, në ngarkim të këtyre shtetasve:

Olgert Shehu –> për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

Hajri Xhaferi –> për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” (pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen).

Klejvis Gjahtari –> shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.

Policia ka bllokuar dhe sekuestruar 2 automjete të gjetura rreth 500 m larg vendit të ngjarjes:

– automjetin “Benc-Mercedes” me targë AA985NV,

– automjetin “BMV-X6” me targë AA333MK,

– si dhe disa gëzhoja pistolete model 54 (pranë vendin të ngjarjes) të cilat do të dërgohen për ekzaminime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?