Zbardhet ngjarja në Sarandë, tentuan të vrisnin 57-vjeçarin me eksploziv

Pas një hetimi intensiv nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, është zbardhur një ngjarje e ndodhur më 5 shkurt 2026 në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, në Konispol.

Nga veprimet hetimore, mbledhja e provave dhe informacionet e siguruara, autoritetet kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të dy personave të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje. Bëhet fjalë për shtetasit G. T., 39 vjeç dhe Xh. B., 39 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se këta persona kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin që drejtohej nga shtetasi M. Gj., 57 vjeç, me qëllim eliminimin e tij fizik. Fatmirësisht, ngjarja nuk ka përfunduar me pasoja fatale, por ka mbetur në tentativë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Shtetit po vijon punën në mënyrë intensive për lokalizimin dhe kapjen e dy të dyshuarve, në mënyrë që ata të përballen me drejtësinë dhe të vihen përpara përgjegjësisë ligjore.

Ndërkohë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, po vijon edhe puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë rast, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të krimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?