Zbardhet padia pse bashkëshorti i kërkon ndarjen Rovena Dilos Pëlqej0

Rovena Dilo ndahet nga burri Lidhur me kërkesën për divorc për këngëtaren Rovena Dilo, tashmë është hedhur dritë mbi padinë ku theksohet se me kalimin e kohëve, kanë lindur konflikte duke e bërë të pamundur lidhjen.

Këngëtarja e njohur Rovena Dilo dhe bashkëshorti i saj Florian Riza, i kanë dhënë fund martesës së tyre. Ish futbollisti i Partizanit ka bërë në Gjykatën e Tiranës kërkesë për divorc.

Në padi thuhet: “Unë paditësi kam lidhur martesë me të paditurën në datën 24.10.2005…Fillimisht marrëdhënia jonë ka qenë e mirë, por me kalimin e kohës kanë lindur konflikte e grindje të vazhdueshme, të cilat kanë bërë të pamundur bashkëjetesën dhe si rezultat, martesa jonë e ka humbur qëllimin e saj dhe ka mbetur thjesht dhe vetëm formale.

Në kushtet e mësipërme, duke vlerësuar se martesa ime me të paditurën nuk ka më asnjë kuptim, kërkoj zgjidhjen e martesës mes meje dhe të paditurës, pasi martesa jonë nuk mund të vazhdojë më”. Kërkesë-padia për divorc nga Floriani është depozituar në Gjykatën e Tiranës në datën 27 tetor.

SHKARKO APP