Zbardhet raporti mjekësor që paraqet Doshin me probleme shëndetësore prej dy ditësh

Gjendet raport i mjekut që përcakton paaftësi shëndetësore të deputeti Tom Doshi , i cili nuk u paraqit sot në mbledhjen e Komisionit të Mandateve në Kuvend. Mbledhja u shty për në ditën e mërkurë, duke u bazuar në raportin mjekësor të Doshit.

Sipas këtij raporti, thuhet se pacienti Tom Doshi është paraqitur mëngjesin e sotëm me urgjencë në spital, me dhimbje koke, të përziera dhe dhimbje në gjoks. Doshi ka thënë se me këto shqetësime është prej dy ditësh.

Por në fakt, ky pretendim i Doshit bie sepse ditën e shtunë, në datën 21 mars ai u paraqit në mbledhjen e Komisionit të Mandateve dhe dukej në gjendje të mirë shëndetësore, aq sa komunikoi edhe me mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti thotë se mjeku i ka kërkuar Doshit të qëndrojë i shtruar në spital, por deputeti ka refuzuar duke preferuar të shkojë në shtëpi. Pas seancës dëgjimore të së mërkurës, pritet që Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit të përpilojë raportin që do t’i paraqesë kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Parlamenti do të votojë në një seanë me dyer te mbyllur dhe me votim të hapur nëse do të autorizojë apo jo arrestimin. Më pas, vendimi për caktimin e masës së sigurisë do të merret nga Gjykata e Lartë për të dy deputetët, Doshi e Frroku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?