“Zbardhet“ Rruga e Kombit, Policia-shoferëve: Përdorni zinxhirët!

Rruga e Kombit nuk është e kalueshme lehtësisht, prej dëborës që ka rënë gjatë 24 orëve të fundit. Reshjet e dëborës që nisën në rajonin verilindor të vendit një ditë më parë kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Policia apelon që të gjithë drejtuesit e automjeteve të kenë pajisjet dimërore nëse udhëtojnë drejt verilindjes. Veshtirësi në qarkullimin e mjeteve paraqiten në aksin rrugor Kukës-Morinë. Po ashtu, aksi rrugor Qafë Buall–Maqellarë në rrethin e Dibrës paraqet probleme për qarkullimin për shkak të ngricave. Lëvizja e mjeteve në këtë aks bëhet vetëm me zinxhirë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë në gatishmëri. Bora në vende të caktuara ka arritur në 20 cm, ndaj shoferët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm gjatë udhëtimit, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shmangin aksidentet. 

SHKARKO APP