Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:35 Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi Një konflikt fizik mes tre të rinjve është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, për shkak të një vendi parkimi.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zbardhet vendimi i gjykatës: Mësuesi turk, baba i 4 fëmijëve nuk ishte dënuar nga shteti turk

Aktualitet E enjte, 2 Janar 2020 21:36
Zbardhet vendimi i gjykatës: Mësuesi turk, baba i 4 fëmijëve nuk ishte dënuar nga shteti turk
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

41-vjeçari turk Harun Çelik, i dëbuar të mërkurën nga autoritetet shqiptare drejt Turqisë është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 13 muaj burg për falsifikim vize me qëllimin kalimin nga Shqipëria drejt Kanadasë. Vendimi është marrë nga Gjykata e Tiranës më datën 19 dhjetor 2019, vetëm pak ditë para lirimit të tij nga qelia. Në dokumentin e siguruar nga Abc News thuhet se Harun Celik, është shtetas i padënuar më parë në vendin e tij, apo në shtet tjeter.

Vetëm pak ditë para lirimit nga qelia, 41-vjeçari turk Harun Çelik, i dëbuar të mërkurën nga autoritetet shqiptare drejt Turqisë është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 13 muaj burg për falsifikim vize me qëllimin kalimin nga Shqipëria drejt Kanadasë. Abc News zbardh vendimin e Gjykatës së Tiranës për dënimin e Çelik, i cili u arrestua në datën 8 korrik 2019 nga autoritetet policore shqiptare në Aeroportin e Rinasit, teksa tentonte të largohej drejt Kanadasë me vizë të falsifikuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pas arrestimit ai është mbajtur në paraburgim, ndërsa vijonin hetimet dhe gjykimi i çështjes u bë me procedurë të shkurtuar. Më 19 dhjetor 2019, Gjykata e Tiranës e ka shpallur atë fajtor për veprën e “falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” duke e dënuar me 13 muaj burg. Si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur me 1/3, duke arritur në 8 muaj e 20 ditë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më 1 janar, sapo Çelik përfundoi shlyerjen e dënimit është kapur nga zyrtarë të emigracionit, të cilët i kanë komunikuar vendimin e dëbimit drejt vendit të tij, në Turqi.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se “Falsifikimi ose perdorimi i leternjoftimeve, i pasaportave apo vizave te falsifikuara denohet me burgim nga 6 muaj deri ne 6 vjet. Sipas avokatëve të tij mbrojtës, Celik ka kryer dënimin e plotë për veprën penale të falsifikimit në Shqipëri, por ndaj tij nuk ka pasur asnjë vendim gjykate apo masë sigurimi që të ishte në kërkim në Turqi.

Mund t'ju interesojë

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 2 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 18 minutash
Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Para 19 minutash

Debimi i mësuesit turk Harun Çelik, baba i 4 fëmijëve, është pasqyruar gjerësisht në disa portale turke, të cilat kanë publikuar edhe pamje nga momenti i dërgimit të tij në aeroportin e Rinasit, për t’u nisur më pas drejt Turqisë. Ndërkohë, mësohet se 41-vjecari e ka refuzur me forcë deportimin drejt Turqisë, ku ka deklaruar se ndihej i kërcënuar.

Mediat turke thonë se 41-vjecari është sjellë në Turqi pas një operacioni “Feto” të kryer në Shqipëri. Mediat turke, shkruajne se Çelik është dërguar direkt për në Turqi pas lirimit nga burgu dhe nuk i janë marrë parasysh as kërkesat që ka bërë për mbrojtje.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u ka kërkuar disa shteteve që të dërgojnë në Turqi për përndjekje penale çdo person të lidhur me lëvizjen globale Gulen, të cilën ai e akuzon si organizatore të grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016.

Në shkurt 2015, Kosova dëboi 5 shtetas të kërkuar nga Turqia duke shkaktuar zemërim ndërkombëtar dhe kritika të ashpra nga BE dhe SHBA për shkelje të procesit të rregullt ligjor dhe dhunim të të drejtave themelore të njeriut. Kryeministri Ramush Haradinaj shkarkoi për këtë vendim kreun e Shërbimeve Sekrete të vendit si dhe ministrin e Brendshëm duke pretenduar se nuk kishte pasur dijeni për dëbimin. /abcnews.al

Etiketat e lidhura

Aeroportin e RinasitHarun Çelik
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 2 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 6 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 7 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 14 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.