Zbardhet vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, arrestohen babë e bir
Zbardhet vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, teksa 2 persona janë arrestuar e 2 të tjerë janë shoqëruar dhe njëri dyshohet autor kryesor ndërsa të tjerët bashkëpunëtorë.
Njëri prej personave është arrestuar në kufi duke tentuar të largohej, ndërsa një është arrestuar në shtëpi. Dy prej të arrestuarve janë babë e bir, kurse dy të tjerët janë të afërm.
Mataj u ekzekutua më 4 janar 2025, në zonën e Dragoçit, ku u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij.
Sipas hetimeve, dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me konflikte personale, përfshirë mundësinë e ngacmimeve ndaj vajzave në rrjetet sociale.
Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar prova të mjaftueshme për ndjekjen penale të të dyshuarve.