Zbatimi i ligjit, Shqipëria në grupin e ”Botës së Tretë”

Sa herë flasin për zbatimin e ligjit, e lidhin me vendet që janë shumë të avancuara në këtë drejtim. Shembull, mbetet Amerika por referuar një studimi të fundit, për shtetet dhe indeksi i ligjit, SHBA-ja renditet e 18-ja, dhe ka ende punë për të përmirësuar për atë që ajo ofron dhe si fuqia e parë ekonomike dhe indikuese në tokë.

Studimi i World Justice Project, tregon se, SHBA- ja lë pas vendeve si Estonia, Çekia dhe Japonia. Vendet nordike – që zakonisht dominojnë këto renditje – pozicionohen në krye. Kurse Venezuela është e fundit pas Kamboxhias dhe Afganistanit.

Pyetësori, ka marrë mendimet e 100 mijë qytetarëve për mungesën e korrupsionit, qeverisjen e hapur, të drejtat themelore, sigurinë dhe rendin si dhe drejtësinë civile dhe kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse do të flasim për vendin tonë, që është në raport, e që pozicionohet në vendin e 72-të. Nëse nuk do të ishte vlerësimi për rendin dhe sigurinë, Shqipëria do të ishte pozicionuar edhe më keq, pasi në këtë aspekt është e 42-ta në botë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlerësimin më të dobët e ka marrë “mungesa e korrupsionit”, duke u pozicionuar në vendin e 98-të si dhe “zbatimi i rregullave” në vendin e 86-të. Shqipëria vlerësohet dobët edhe për “qeverinë e hapur”, vetëm në vendin e 83-të. Edhe pse në këtë renditje, Shqipëria gjendet mes vendeve të “botës së tretë”, ka lënë pas Serbinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?