Zbehet Covid-19, rikthehen virozat dhe alergjitë e stinës

Rishfaqen virozat dhe alergjitë e stinës, duke mbizotëruar mbi efektet e Covid-19. Tashmë mjekët po i rikthehen normalitetit të dikurshëm. Me shfaqjen e virozave, janë shtuar shqetësimet dhe telefonatat e pacientëve drejt mjekut të familjes, me frikën e infektimit nga Covid-19.

Këtë periudhë, pjesa më e madhe e testimeve për Covid-19 dalin negative. Paçka përmirësimit të ndjeshëm të situatës, të moshuarit vijojnë të jenë më të frikësuarit dhe kategoria që respekton më tepër masat anti-covid.

Dy javët e para të majit, testimet për Covid-19 janë rritur për shkak edhe të simptomave të ngjashme nga virozat respitarore. Është vënë re një ulje e ndjeshme e rasteve pozitive që prej ditësh nuk e kanë kaluar shifrën e 60 infektimeve në 24 orë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?