Zbulimi i “folesë” së prostitucionit në Elbasan, arrestohet edhe tutorja 23-vjeçare

Është arrestuar ditën e sotme në Tiranë një tjetër shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Fee”, e cila zbuloi disa ditë më parë një “fole” prostitucioni në Elbasan.

Sipas njoftimit të policisë, thuhet:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, kapën në Tiranë dhe ndaluan shtetasen peruane të shpallur në kërkim F. G., 23 vjeçe.

23-vjeçarja dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni, ambiente të marra me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP