Zbulohen 15 parcela me kanabis

Policia e Vlorës ka zbuluar plot 15 parcela me kanabis, ku ishin të mbjella rreth 1422 rrënjë.

Një pjesë e bimëve narkotike u gjetën të mbjella në fshatin Penkovë të Vlorës, të kultivuara nëpër 14 parcela, në një sipërfaqe toke pa pronar.

Ndërkohë, në pranga ka rënë 34 – vjeçari Mikel Mero, banues në Konispol të Sarandës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Mero u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në malin “Kalihore” pranë fshatit Vrinë të Sarandës, janë gjetur të kultivuara rreth 330 rrënjë bimë narkotike, të mbjella në 1 parcelë, të cilat nga hetimet e kryera rezultojnë të jenë në pronën e 34 – vjeçarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies me zjarr, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tjerë./tvklan.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?