VIDEO/Zbulohen autorët e vjedhjes së bankës në Vlorë

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=RSv3LeReY8s” width=”560″ height=”315″]

Policia e Vlorës ka zbuluar autorët e vjedhjes së bankës së nivelit të dytë, ngjarje kjo e ndodhur më datë 11 korrik 2016. Njëri prej tyre është arrestuar dhe tjetri është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e Policisë së Vlorës gjatë hetimeve intensive në lidhje me ngjarjen, kanë bërë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

Swiss Digital Mobile Reklama
  • Kostandinos Shakaj, 37 vjeç, lindur në fshatin Kotë, banues në fshatin Vajzë, Vlorë.

Shpallet në kërkim shtetasi:

  • G.Gj., 36 vjeç, banues në Vlorë (punohet për kapjen e tij).

Arrestimi i shtetasit Kostandinos Shakaj, u krye pasi në bashkëpunim me shtetasin G.Gj, më datë 10.07.2016, kanë vjedhur automjetin tip “Benz-Mercedes-2500” me targë të huaj 435AJL06, mjet të cilin e kanë përdorur për të kryer vjedhjen e bankës së nivelit të dytë “BKT” Vlorë.

Shakaj, është person me precedent penal të mëparshëm, i cili ka qenë shpallur në kërkim për “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”, vepër penale për të cilën i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Policia vijon hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në lidhje me ngjarjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?