Zbulohen letrat e ISIS ku planifikohet pushtimi i Europës

Shteti Islamik parashikon pushtimin e Europës nëpërmjet territorit të Libisë. Ky projekt është përmendur në disa letra që ky grupim terrorist ka shkëmbyer me të tjerë në rajon dhe që kanë rënë në duart e shërbimeve sekrete të disa vendeve.

Për këtë plan merret në konsideratë pozicionin gjeografik i Libisë, që ndodhet praktikisht në portat e kontinentit të vjetër. Organizata terroriste ka menduar se varianti më i mirë për realizimin e këtij misioni do të ishte dërgimi në mënyrë të fshehtë i luftëtarëve nga Afrika e Veriut nëpërmjet detit Mesdhe. Distanca më e afërt e Libisë me një vend europian është me ishullin Italian të Lampeduzës, rreht 483 kilometra.

Strategjia është analizuar nga fondacioni për çështjet e sigurisë në Britani, Quillum. Sipas këtyre të fundit, pas rënies së Muamar Gadafit në 2011, grupimet terroriste gjetën një terren të përshtatshëm për t’u zhvilluar dhe për t’u kthyer në forca për t’u marrë në konsideratë.

Falë kjo edhe tonelatave me armatime e municione që la pas regjimi i vjetër dhe për më tepër, naftës, me të cilën Libia është mjaft e pasur. Që pas ekzekutimit të 21 të krishterëve koptë, perëndimi e ka rikthyer vëmendjen edhe një herë nga Libia, por ende pa i dhënë një zgjidhje përfundimtare situatës së sigurisë në këtë vend.

SHKARKO APP