Zbulohen mesazhet erotike të gjyqtarit Çobo

mesazhet-ok-okProkuroria për Krimet e Rënda ka qenë e bindur në akuzën e saj ndaj gjyqtarit të Beratit Shyqyri Çobo, i cili u pezullua me vendim gjykate për veprën penale të korrupsionit pasiv përmes kërkimit të favoreve seksuale.

Mesazhet që Çobo i ka dërguar një gruaje e cila do të divorcohej janë prova më e fortë në këtë proces. Ai ishte gjyqtari i çështjes së saj dhe numrin ja kishte marrë pasi i kishte thënë se do t’i gjente një avokat, në kushtet kur gruaja nuk kishte mundësi financiare.

Ishte vetë gruaja në fjalë e cila e kallëzoi në polici gjyqtarin, pasi kuptoi qëllimin e tij për të pasur lidhje intime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për tre muaj rresht, gjyqtari e ka telefonuar mbi 300 herë si dhe i ka dërguar një numër të madh mesazhesh.

Swiss Digital Mobile Reklama
Komunikimi i parë mes tyre? Gjyqtari i dërgon një mesazh në telefon kallëzueses, ku, pasi e njofton për gjetjen e një avokati, i kërkon në mënyrë indirekte që “ta konsiderojë mik”.

Por cilat janë disa nga mesazhet që gjyqtari i dërgonte gruas?

Express disponon disa prej tyre, ku ashtu siç thotë prokuroria në njoftimin zyrtar – shfaqet qartë tendenca për të bindur gruan që të krijonin një lidhje intime.

Gjyqtari ka mohuar të ketë pasur qëllim favoret seksuale duke thënë se nuk ka pasur raporte jashtëgjyqësore me të pandehurën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?