Zbulohen shifrat se sa shqiptarë kanë dokumenta në Britani dhe si

Asnjëherë nuk është zbuluar se sa është numri i shqiptarëve me letra të rregulla në Britaninë e Madhe, ku shqiptarët dhe shqiptërt e Kosovës kanë emigruar prej vitit 1998, kur dhe nisi emigrimi masiv drejt vendit ishullor.

Tvklan ka publikuar një dokument nga Ministria e Brendshme britanike “Home Office”, ku për herë të parë publikohen statistikat, se sa persona me kombësi shqiptare dhe shqiptarë të Kosovës kanë fituar nënshtetësinë britanike.

Që nga periudha e 1 janar 1995 deri më 30 qershor 2016, iu është dhënë nënshtetësia angleze 11.360 aplikantëve, me nënshtetësi shqiptare. Nga periudha 1 janar 2007 deri më 30 qershor 2016, iu është dhënë nënshtetësia britanike 7.168 aplikantëve me nënshtetësi kosovare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Para vitit 2007, personat me nënshtetësi kosovare nuk identifikoheshin akoma më vete dhe konsideroheshin pjesë e Serbisë dhe Malit të Zi”, citohet në dokumentin e “Home Office”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra, zyrtarisht nënshtetësinë britanike që nga viti 1995 deri në vitin 2016 e gëzojnë 18.528 shtetas të Shqipërisë dhe Kosovës. Numri i shqiptarëve në Britani pa dokumente të rregullta qëndrimi të jetë rreth 3 herë më i lartë se shifra e sipërcituar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?