Zbulohet banda e tritolit, Julian Sinanaj në rolin e ekzekutorit

Sipas prokurorisë, ja roli i të akuzuarve si pjesëtarë të bandës së tritolit, për të cilët vijon gjykimi në gjykatën e Krimeve të Rënda

Julian Sinanaj, në rolin e ekzekutorit, vrasës me pagesë

 Andon Mëhillaj, në rolin e porositësit

I akuzuar si sekseri i disa prej krimeve të killerit Julian Sinanaj, u vetëdorëzua në polici. Mëhillaj është porositësi i disa krimeve të rënda, të kryera nga i penduari tashmë i prokurorisë Julian Sinanaj. Mësohet se të vetmen akuzë, që Mëhillaj e ka pranuar është ajo e vrasjes së Sokol Veizit në Orikum. Vrasjen e tij, Mëhillaj e kishte kërkuar nga Sinanaj, kundrejt 1500 m2 tokë, por pas ekzekutimit i është dhënë një apartament në Orikum. Mëhillaj këtë vrasje e ka justifikuar me faktin se Veizi i kishte zënë pronën dhe po ndërtonte shtëpi. Pas kësaj seance, pritet që Mëhillaj të ballafaqohet edhe me dëshminë e Sinanajt dhe të penduarit tjetër Ndriçim Gjokona.

Genis Mëhillaj, në rolin e porositësit
Në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia. Bashkëpunonte me kushëririn e tij Andon Mëhillaj për porositjen e vrasjeve.

 Marjon Mitro, në rolin e porositësit
Dyshohet se porositi lëndën eksplozive, që u zbulua në makinën e ish-prefektit të qarkut të Vlorës, Besnik Dervishi, teksa automjeti po hynte në atë që mund të konsiderohet si perimetri i sigurisë së godinës së Kryeministrisë.

Ilir Karçini, në rolin e porositësit
Dyshohet si porositës i vrasjes së biznesmenit Pirro Bare, krim i cili u parandalua nga policia, pasi pikërisht ditën kur ishte planifikuar të kryhej akti, u arrestua Julian Sinanaj, i cilësuar si killer me pagesë. Ky i fundit ka rrëfyer para Prokurorisë së Krimeve të Rënda se Karçini, me ndërmjetësimin e Genis Mëhillajt, në kërkim, i kishte premtuar shumën prej 120 mijë eurosh, për ekzeku-timin përmes shpërthimit të telekomanduar të biznesmenit, Pirro Bare. Karçini pretendon se nuk ka lidhje me ngjarjen në fjalë, por Julian Sinanaj e ka rënduar pozitën e tij, duke rrëfyer takimet me biznesmenin dhe bisedat e bëra me të. Të dyshuarit si anëtarë të së ashtuquajturës ‘Banda e bombave C4″ u vunë në pranga, pas përplasjeve që patën mes tyre, që detyruan të penduarin Ndriçim Gjokona të rrëfente krimet. Julian Sinanaj u prangos më 25 janar 2014 dhe pak ditë më pas pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë. Banda akuzohet për krime të shumta, mes të tjerash dhe për vendosjen e eksplozivit në makinën e ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, ngjarje për të cilën akuzohet Marjon Mitro.

Ndriçim Gjokona, në rolin e bashkëpunëtorit
I penduari i së ashtuquajturës “Banda e tritolit”, njeriu që nga frika se mos Julian Sinanaj e vriste, vendosi të denonconte krimet. Ishte pikërisht pendesa e Gjokonës, që dërgoi pas hekurave Sinanajn dhe katër personat e tjerë. Ai dyshohet si personi që furnizonte me lëndë eksplozive Julian Sinanajn, por për shkak të prishjes së pazareve, Gjokona duke u ndjerë i rrezikuar për jetën vendosi të fliste.

Albin Mexhaj, në rolin e furnizuesit me armë e tritol.

SHKARKO APP