Zbulohet bazë tritoli në Fushë-Krujë, arrestohen 5 persona

Policia e Durrësit ka arrestuar pesë persona, të cilët kishin në posedim rreth 30 kilogram lëndë eksplozive, teksa dyshohet se janë autorë edhe të disa shpërthimeve.

Burime policore konfirmojnë se arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit “Kronometri” nga sektori i krimeve kundër njerëzimit, pas një hetimi intensiv.

Arrestimet janë kryer në zonën e Fushë Krujës, ku dhe është zbuluar një bazë tritoli. Në kuadër të operacionit në fjalë u arrestuan shtetasit  Yll Zalla, Fatjon Caca, Bedri Murati, Astrit Duri dhe A.Z 17 vjeç.

Personat e arrestuar janë kapur me 30 kilogram lëndë eksplozivi tritol si dhe 10 kilogram C4, ndërkohë sipas të dhënave paraprake personat e arrestuar janë me precedent të mëparshëm penalë dhe dyshohet se janë autorë të shpërthimeve që kanë ndodhur së fundmi në Fushë Krujë. Sasia e tritolit është gjetur në Malësinë e Krujës.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht aktivitetin kriminal të të ndaluarve.

SHKARKO APP