”Zbulohet” çfarë i tha pensionistja Bashës për Grida Dumën

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte sot në Kavajë, ku mes tjerash ai u prit nga një çift pensionistësh. Teksa ishte në familjen Shehu, Basha i bëri një rezyme asaj çfarë ka ndodhur sipas tij në këto 8 vjet, ndërsa mes të tjerash premtoi edhe rritje të pensioneve. Bashkëbisedimit nuk mund ti shpëtonte drejtuesja politike e PD në Kavajë, Grida Duma.

Lulzim Basha: Këta vetëm për njerëzit nuk janë kujdesur këto 8 vite, për veten e tyre e ke pa mo tani, janë bërë sheikë e shkuar sheikëve, se edhe për të hëngër shkojnë në restorantet e sheikëve të Dubait. Popullit i ka ardhur durimi në fund, i është sosur durimi. Kavaja i ka prirë ndryshimit, do t’i prijë prapë me 25 prill dhe të jeni të sigurt që ne do të punojmë për ju, nuk do zhgënjeheni. Angazhimet që kemi marrë para njerëzve do t’i çojmë deri në fund. Kemi ekip të mrekullueshëm. Këtu në Kavajë dhe në Rrogozhinë keni Gridën, jua kanë zili.

Flutura Shehu: Për çdo gjë, na e ka zbukuru.

Lulzim Basha: Po. Do të punojmë bashkë. Sigurisht që fillimi do të jetë i vështirë se kanë hapur gropa të mëdha por të gjitha vështirësitë kalohen kur jemi bashkë se vendi shyqyr Zotit ka mundësi të jashtëzakonshme.

SHKARKO APP