Zbulohet kush është gruaja e skandalit me gjyqtarin e Gjirokastrës
Ka shkaktuar një furtunë në opinionin publik rasti i nënës së divorcuar nga Gjirokastra që historinë e saj në emisionin “Stop” në Tv Klan mbi kërkesat e kryetarit të Gjykatës së këtij qyteti Guximtar Boçi për favore seksuale për fitimin e një çështjeje. Të gjithë kanë rendur të zbulojnë se për kë bëhet fjalë. Ajo jeton me dy fëmijët e saj në Gjirokastër dhe emrin nuk po e zbulojme per arsye etike. Familja e saj është marrë në mbrojtje nga policia. Lapsi.al ka mësuar se gruaja e ka humbur çështjen që kishte me familjen e ish-burrit të saj në shkallën e parë edhe në apel dhe tashmë ajo po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë. Të gjitha regjistrimet audio janë bërë prej saj në dy takime. Në të parin ajo ka biseduar në një lokal me kryetarin e gjykatës Boçi i cili ka pranuar kërkesat e tij të pazakonta dhe në tjetrin ajo është takuar me gjykatësen e çështjes së saj.
KOHA JONË SONDAZH

