FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet lokali për baste sportive dhe drogë, dy të arrestuar

Një operacion i Policisë ka çuar në zbulimin e një lokali në bulevardin “Zhan d’Ark”, i cili, sipas hetimeve, ishte përshtatur për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe për përdorimin apo shitjen e lëndëve narkotike. Gjatë aksionit janë arrestuar pronari i lokalit dhe një person që u kap në flagrancë duke vendosur baste sportive.

Operacioni, i koduar “Vendtakimi”, u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në kuadër të kontrolleve për goditjen e ambienteve që përdoren për veprimtari kriminale. Në pranga ranë shtetasit me iniciale Z. T., 56 vjeç, pronar i lokalit, dhe G. E., 33 vjeç, i cili u kap në flagrancë në ambientet e biznesit duke vendosur baste sportive përmes telefonit celular.

Gjatë kontrollit në lokal, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre telefona celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për organizimin e basteve sportive. Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së paligjshme dhe përgjegjësive të personave të përfshirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?