Zbulohet makina me të cilën u vodh Union Bank

Kjo është makina me te cilën dyshohet se kane lëvizur grabitësit e bankës, pasi braktisen makinën e sigurisë.

Është nje mjet Volsvagen tip Cady vit prodhimi 2003, raporton Vizion Plus. Hetuesit ende nuk kanë të dhëna për targat, por vetëm këto karakteristika si dhe xhamat e veshur me reklama.

Prej se premtes forca te shumta policie kanë krehur gjithë zonën nga mendohet se kanë kaluar grabitësit, por deri tani nuk ka asnjë emër te dyshuari. Sipas policisë shuma e grabitur është rreth 300 mijë euro, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë pasur bashkëpunim edhe brenda bankës dhe për këtë arsye janë ndaluar edhe gjashte punonjësit e sigurisë.

Nga video e kamerave të sigurisë të sekuestruara shihet qarte se grabitja ka qenë e mirëorganizuar.

Kamerat kanë fiksuar daljen e grabitësve me paratë. Ata kanë kapuçë në kokë, ndërsa dy prej tyre mbajnë çanta sportive.Ne një moment ata marrin dhe një tjetër çantë rojës, i cili është në ambientet e jashtme ndërkohë që duket se kanë vështirësi në transportin e lekëve të grabitur.

Sipas policisë të dyshuarit kanë kërcënuar punonjësin e sigurisë, i cili do të bënte shoqërimin e parave dhe i kanë marrë automjetin e bankës duke u larguar në drejtim të rrugës “Siri Kodra”.

Në afërsi të shinave të trenit të dyshuarit braktisën makinën e bankës, ndërsa nga të dhënat e policisë ata janë ndihmuar nga një tjetër automjet tip Volsvagen.Hetuesit dyshojnë se një person i 4 ka ndihmuar grabitësit të largohen pasi lëvizja e parave në këmbë është mjaft e vështirë.Edhe pse nuk ka të dhëna mbi personin tjetër të përfshirë në grabitje, policia ka vetëm llojin e automjetit.

SHKARKO APP