Zbulohet në Shkodër serë me hashash

Në zonat malore të Shkodrës ka rinisur tentativa për të kultivuar hashash. 

Policia ka gjetur në fshatin Mazrek-Gur i Zi një serë të vogël me përmasa 1.2 dhe 2.4 metra e me lartësi 35 centimetra, ku ndodheshin të kultivuar 1068 kubikë të mbjella me bimë hashashi me një lartësi 5 deri 7 centimetër.

Pas rritjes në serë, rrënjët e hashashit do të vendoseshin në parcela për t’u rritur. Kjo zonë vitin e kaluar ishte një nga zonat më problematike për kultivimin e hashashit. 

Për disa vite me radhë, policia është kundërshtuar edhe me armë në këtë zonë.

SHKARKO APP