FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet një dokument, Liridona dhe Naimi bënë kërkesë për divorc në Suedi

Pikëpyetjet për vrasjen e Liridonës janë të shumta. Paçka se vrasja nuk kërkon shkaqe, sipas raportimeve në disa media, Naim Murseli para disa kohësh i kishte paguar sigurimin se jetës Liridona Ademajt në një kompani suedeze. Për këtë pretendohej se sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro.

Mirëpo gazetari i gazetës suedeze, ka thënë për KosovaPress, se sipas njohurive të tij, shuma më e lartë e vlerës së sigurimit është 500 mijë euro. Në një dokument që ka siguruar ”KosovaPress”, konfirmohet se Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc në një gjykatë suedeze.

Por divorci s’kishte ndodhur, pasi brenda periudhës gjashtë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëri s’kishin shkuar për të konfirmuar se duan divorcin. Për këtë, Gjykata më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të ndërprerë çështjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?