Zbulohet plantacioni me marijuanë në Itali, pranga dy të rinjve shqiptarë

Guardia di Finanza në San Tammaro ka zbuluar sot një plantacion me marijuanë, ndërsa në pranga vuri 2 shqiptarë.

Mediat italiane bëjnë me dije se u sekuestruan 135 bimë marijuanë, ndërsa shqiptarët e arrestuar, 25 dhe 28 vjeç, ishin përgjegjës për parcelën.

“Ansa” shkruan se marijuana ishte gati për korrje, ndërsa po të ishin hedhur në treg, kapnin shifrën e 250 mijë eurove. Plantacioni ishte vendosur në një vend të fshehtë, ndërkohë që në banesën ku jetonin dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk dihet, u gjet edhe një armë e modifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?