Zbulohet shqiptari që do kryente s@lmin terr@rist në koncertin e Taylor Swift, ja çfarë postonte në rrjete sociale

Beran A është i dyshuari kryesor për sulmin terrorist që do të kryhej në koncertin e artistes botërore, Taylor Swift në Vjenë të Austrisë. 19-vjeçari me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, tashmë i arrestuar, kohët e fundit kishte ndryshuar rrënjësisht pamjen e tij dhe dukej si një terrorist i ISIS, sipas fqinjëve.

I riu është mbështetës i organizatës terroriste islamike. Berani jetonte në një shtëpi të sapondërtuar në Ternitz, në jug të Vjenës, ku kaloi edhe fëmijërinë pasi prindërit u zhvendosën aty nga Maqedonia e Veriut.

I riu shqiptar së bashku me një 17-vjeçar që ka përfunduar po ashtu në pranga kishin planifikuar që të kryenin një sulm terrorist në koncertet tashmë të anuluara të Taylor Swift në Vjenë, ku planifikonin të përdornin thika ose eksplozivë të bërë vetë për të vrarë sa më shumë njerëz.

SHKARKO APP