Zëdhënësi i Komisionit Europian uron Diellën për ”shtatzaninë”: Pret 83 fëmijë

”Ministrja e Inteligjencës Artificiale e Shqipërisë, Diella është “shtatzënë” me 83 asistentë digjitalë”, tha kryeministri Edi Rama në punimet e Dialogut Global në Berlin.

Kjo deklaratë ka bërë bujë. Zëvendësshefi i Zëdhënësve të Komisionit Evropian, Olof Gill u përball me këtë deklaratë të kryeministrit Rama.

Gjatë një konference për shtyp, ai u pyet se çfarë qëndrimi ka Komisioni Europian që një vend kandidat, që aspiron për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, ka pjesë të kabinetit qeveritar një ministre virtuale dhe që e cila është “shtatzënë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëdhënësi i Komisionit Europian nuk arriti të japë një përgjigje domethënëse për gazetarin, ndërsa uroi Diellën për “shtatzaninë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?