Zëdhënësi i Metës: E vërteta, e rrezikshme për maskarenjtë

Menjëherë pas daljes së lajmit në media se Prokuroria kërkon autorizimin e Kuvendit për të arrestuar deputetin Tom Doshi dhe Mark Frroku, ka reaguar zëdhënësi i Ilir Metës, Emiljano Aleksi. Ai e ka quajtur të vërtetën gjithnjë të rrezikshme për maskarenjtë, shfrytëzuesit dhe grabitit.

“E vërteta është gjithnjë e rrezikshme për pushtetin e maskarenjve, të shfrytëzuesve, të grabitësve. Ja pse e shtypin të vërtetën. ‪#‎Ilir_Meta”, ka shkruar mënjëherë pas përhapjes së lajmit Aleksi.

Ilir Meta është akuzuar nga Tom Doshi se ka porositur vrasjen e tij.

SHKARKO APP