Zëdhënësja e Ramës nuk i njeh “armiqtë” e kryetarit, Spiropali fshin foton “denoncuese”

Pas deklaratës së nënkryetarit të PD-së Edi Paloka, se kishte ngatërruar personazh, zëdhënësja e Qeverisë Elisa Spiropali fshin fotografinë me të cilën denoncoi atë që ajo e cilësoi si njëanshmëri në qëndrimin e zëdhënësit të PPE-së.

Elisa Spiropali në kuadër të sulmit ndaj zëdhënësit të PPE-ve, Michael Gahler publikoi dhe këtë foto me pretendimin se në deklaratën e tij duke folur në emër të PPE-ve ai është i dyshimtë në qëndrimin e tij dhe se po favorizon kryedemokratin Lulzim Basha.

Në fakt, zëdhënësja e Qeverisë në nxitim e sipër për t’i dhënë një përgjigje zyrtarit gjerman publikoi foton e mësipërme, në përpjekje për të bindur opinionin mbarë-socialist se sulmi i tij ndaj qeverisë “Rama” për ndryshimin komunist të Kushtetutës dje në Kuvend, ishte thjesht i njëanshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ministrja Elisa Spiropali e bën gabimin me dashje në reagimin e saj, pasi ajo publikon një foto ku shfaqen ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu me deputetin gjerman, Albert Ëeiler. Pra, ky është deputet dhe jo Michael Gahler, zëdhënësi i grupimit më të madh politik në Parlamentin Europian, PPE.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?