Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:06 United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick Manchester United duket se ka nisur lëvizjet për të gjetur trajnerin e ri, në rast se vendos të shkarkojë Michael Carrick. Sipas gazetarit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zef Gjeta nderohet në Greqi me çmimin e parë për librin “Pyetje të Çuditshme – Përgjigje Interesante”

Aktualitet E diel, 1 Dhjetor 2024 13:09
Zef Gjeta nderohet në Greqi me çmimin e parë për librin “Pyetje të Çuditshme – Përgjigje Interesante”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj

Zef Gjeta dhe suksesi i librit të tij “Pyetje të Çuditshme – Përgjigje Interesante” është bërë lajm në vendin fqinjë, Greqinë, duke fituar çmimin e parë si libri i huaj më i mirë.

Zef Gjeta nuk është vetëm një akademik me një përvojë të pasur dhe me një kontribut të çmuar. Atë nuk e njohim vetëm nga daljet publike për të dhënë këshilla të vlefshme për të ngrënë shëndetshëm dhe për të njohur më mirë ushqimet. Ai është edhe themeluesi i gazetës së parë humoristike “Humori Shkodran”, e cila edhe pse qe jetëshkurtër, evidentoi dhe promovoi vlerat dhe penat e vërteta të humorit shkodran. Ai është prej atyre që gjithnjë ka një vlerë për të shpërfaqur, një vepër për të ofruar, një kontribut për të dhënë. Dhe ja vjen suksesi i tij në shtetin helen, në tempullin e kulturës dhe mitologjisë, atje ku lindën orakujt dhe morën qiellin perënditë.

Profesori dhe autori i mirënjohur Zef Gjeta ka shënuar një tjetër arritje të madhe në karrierën e tij letrare me librin e tij të fundit “Pyetje të Çuditshme – Përgjigje Interesante”. Ky libër, i botuar në Athinë në vitin 2024, është përkthyer mjeshtërisht nga Kosta Nasto, një ish-pedagog i gjuhëve të huaja dhe rezident i përhershëm në Greqi. Vepra ka fituar jo vetëm çmimin “Libri i huaj më i mirë”, por edhe çmimin “Përkthimi më i mirë i vitit” në një konkurs prestigjioz në Greqi, duke dëshmuar vlerën e jashtëzakonshme të tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Libri “Pyetje të Çuditshme – Përgjigje Interesante” është titulli i 32-të i botuar nga Zef Gjeta, duke e rritur më tej trashëgiminë e tij si një autor kreativ dhe produktiv. Ai përmban 1,000 pyetje të çuditshme, përgjigjet e të cilave janë plot humor dhe mendim “jashtë kutisë”. Ideja qendrore e këtij libri është të provokojë mendimin dhe të nxisë të qeshura, duke sjellë kënaqësi dhe reflektim përmes formës së një dialogu të përmbledhur dhe të mençur, ku ironia, cinizmi, grotesku dhe e qeshura janë aliazhe të asaj lënde që na thërret në joshje leximi dhe përjetimi, mendimi dhe arsyetimi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në libër mund të gjeni pyetje që në shikim të parë mund të duken të thjeshta, por përgjigjet e tyre janë plot imagjinatë dhe humor:

Në cilin muaj gratë flasin më pak?

Përgjigjja: Në shkurt, sepse nuk u dalin ditët!

Pse nuk kishte fëmijë Lenini?

Përgjigjja: Sepse nuk e duronte shtypjen e njeriut prej njeriut.

Pse mbajnë zezakët rrip të bardhë në pantallona?

Përgjigjja: Thjesht për të mbajtur pantallonat, pavarësisht nga ngjyra.

Libri është një thesar i humorit, i mendimit krijues dhe i filozofisë së përditshme. Ai është krijuar për t’i ofruar lexuesit një mënyrë për të menduar ndryshe, duke sfiduar të zakonshmen dhe duke provokuar të qeshura, shpesh në mënyrë të papritur. Zef Gjeta ka arritur të krijojë një atmosferë të ngrohtë dhe argëtuese, ku çdo pyetje dhe përgjigje shërbejnë si një ftesë për reflektim dhe gëzim.

Mund t'ju interesojë

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Para 30 minutash
Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Para 35 minutash
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Para 1 ore

Një pjesë e rëndësishme e suksesit të këtij libri i detyrohet përkthyesit Kosta Nasto, i cili ka sjellë me mjeshtëri nuancat humoristike dhe stilin unik të Zef Gjetës në gjuhën greke. Përkthimi është vlerësuar lart për ruajtjen e tonit origjinal dhe të ndjeshmërisë kulturore, duke u bërë një urë lidhëse mes lexuesve shqiptarë dhe grekë.

Fitorja e çmimeve prestigjioze në Greqi konfirmon jo vetëm aftësitë e autorit, por edhe fuqinë e letërsisë shqiptare për të kaluar kufijtë kulturorë dhe për të prekur zemrat e lexuesve të huaj. Ky libër është një dëshmi e qartë se humori dhe mendimi krijues janë universale dhe se shkrimtarët shqiptarë kanë shumë për të ofruar në arenën ndërkombëtare.

Zef Gjeta, me “Pyetje të Çuditshme – Përgjigje Interesante”, jo vetëm që ka argëtuar lexuesit, por ka treguar se si pyetjet dhe përgjigjet e thjeshta mund të hapin dritare të reja të të menduarit. Suksesi i këtij libri është një tjetër gur i çmuar në kurorën e tij si autor dhe një dhuratë e mrekullueshme për lexuesit anembanë botës. Kjo arritje dëshmon për fuqinë e penës dhe mendjes shqiptare që nuk njeh kufij dhe sfidon çdo barrierë ideologjike dhe retorikë politike që kërkojnë të qëndrojnë si mure ndarës mes kulturave dhe traditave, pasurive shpirtërore dhe integriteteve kulturore, ku diversiteti sjell pasurim dhe përjetim të mënyrës se si dija dhe fuqia krijues ndërtojnë ura komunikimi dhe bashkëjetojnë perëndishëm të sotmen në një botë të të gjithëve.

Etiketat e lidhura

"Pyetje të Çuditshme – Përgjigje Interesante"albert vatajZef Gjeta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 19 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK
Para 21 minutash

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues
Para 30 minutash

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra
Para 35 minutash

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.