Zelanda e Re po e eleminon Covid-19/ Apeli i doktor Dashos: Shqipëria të ndjekë këtë metodë, ekstremi i Suedisë
Doktor Erion Dasho, ekspert i Shëndetit Publik, përmes një postimi në rrjetet sociale ka sjellë shembullin e Zelandës së Re lidhur me mënyrën se si ky vend po përballon epideminë e Covid-19.
E ndërsa një ditë më parë publikoi shembullin e Suedisë, Dasho ka zgjedhur Zelandën e Re si një model që mund të ndiqet nga Shqipëria, ose institucionet shqiptare të mësojnë nga kjo praktikë.
Dasho shkruan se Zelanda e Re ka zgjedhur strategjinë e eleminimit të Covid-19 dhe jo atë të kufizimit të përhapjes.
“Prej datës 25 mars, kanë aplikuar lockdown, testim dhe ndjekje te kontakteve, mbyllje e shkollave dhe bizneseve jo jetësore,fushatë tepër agresive për informimin e publikut për higjienën personale dhe distancimin fizik si dhe një përfshije totale të personelit shëndetësor”, shkruan Dasho.
Postimi nga Erion Dasho
Në se Suedia është shembull ekstrem për strategjinë në dukje laissez faire, Zelanda e Re është një shembull në ekstremin tjetër: Vendi, duke përfituar edhe nga fakti i të qenit ishull, ka zgjedhur strategjinë e eliminimit të COVID dhe jo atë të kufizimit të përhapjes.
Prej datës 25 mars, kanë aplikuar lockdown, testim dhe ndjekje te kontakteve, mbyllje e shkollave dhe bizneseve jo jetësore,fushatë tepër agresive për informimin e publikut për higjienën personale dhe distancimin fizik si dhe një përfshije totale të personelit shëndetësor.
Rezultatet janë një kurbë që flet vetë, por edhe një rast fatalitet nga më të ultët në botë 0.37%.
A ka ç’mëson Shqipëria nga Zelanda e Re?