Zelenski gati ta çojë në referendum planin e paqes të Trumpit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi sot se është i gatshëm të organizojë një referendum për planin e paqes të Donald Trump, nëse Rusia pranon një armëpushim.

Zelensky deklaroi të premten se shpreson të arrijë një kornizë paqeje me Trump gjatë takimit të tyre të dielën dhe se do të ishte i gatshëm ta paraqiste planin për miratim popullor, me kusht që Rusia të pranojë një armëpushim prej të paktën 60 ditësh.

Pavarësisht progresit të rëndësishëm në negociata, plani i Trump parashikon ende lëshime të dhimbshme territoriale nga Ukraina në lindje të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zelensky tha se do të kërkojë përmirësim të kushteve dhe, nëse nuk arrihet një qëndrim i fortë për çështjen territoriale, do t’i drejtohet popullit ukrainas përmes një referendumi. Ai e krahasoi këtë proces me referendumin e Brexit-it, por theksoi se në këtë rast do të zhvillohej në një afat më të shkurtër dhe në kushte lufte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti ukrainas nënvizoi gjithashtu se është thelbësore një armëpushim real dhe i qëndrueshëm, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të marrin pjesë në votim në mënyrë të sigurt.

Ndërkohë, të shtunën pritet të zhvillohet një videokonferencë mes Zelenskyt, Trump-it dhe liderëve evropianë për përgatitjen finale të bisedimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?