Zelensky: E gjithë Europa objektiv i agresionit të Rusisë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e së shtunës se agresioni rus nuk ishte i kufizuar vetëm në Ukrainë dhe e gjithë Evropa ishte një objektiv.
Zelensky i kërkoi Perëndimit të vendosë një embargo të plotë ndaj produkteve ruse të energjisë dhe të furnizojë Ukrainën me armë shtesë.
Ai tha se përdorimi i forcës nga Rusia ishte “një katastrofë që në mënyrë të pashmangshme do t’i godasë të gjithë”.
Zelensky tha se Ukraina është gati për një betejë të ashpër, pasi forcat ruse po grumbulloheshin në lindje të vendit.
Por ai shtoi: “Kjo do të jetë një betejë e vështirë, ne besojmë në këtë luftë dhe fitoren tonë. Ne jemi të gatshëm të luftojmë njëkohësisht dhe të kërkojmë mënyra diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte”.
Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak tha se presidenti Zelensky dhe presidenti rus Vladimir Putin nuk do të takohen derisa Rusia të mposhtet në lindje.