Zelensky flet nga bunkeri dhe i kërkon Bidenit që ti japë një mesazh Putinit: Ukraina është ikonë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka treguar se ka pasur një bisedë telefonike me homologun amerikan Joe Biden, ku i ka kërkuar që të japë një mesazh më të fortë dhe “të dobishëm” në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës para qytetarëve amerikane.

Po ashtu Zelensky foli në një intervistë ekskluzive me CNN dhe Reuters nga bunkeri në Kiev, në të cilën ai po udhëheq përballjen e ushtrisë së tij me trupat ruse.

“Është shumë serioze. Unë nuk jam në një film. Unë nuk jam ikonë, mendoj se Ukraina është ikonë. Ukraina është zemra e Evropës dhe tani mendoj se Europa e sheh Ukrainën si diçka të veçantë për këtë botë. Kjo është arsyeja pse bota nuk mund ta humbasë këtë”.

SHKARKO APP