Zelensky konfirmon pjesëmarrjen e Ukrainës në bisedimet e Stambollit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se delegacioni i vendit të tij në një raund tjetër bisedimesh të drejtpërdrejta me Rusinë do të udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, duke konfirmuar indirekt pjesëmarrjen e Ukrainës në bisedimet e caktuara për të hënën.

Kjo është hera e parë që Ukraina ka thënë zyrtarisht se po merr pjesë në negociatat e propozuara nga Rusia që do të mbahen në Stamboll, pasi më parë i kishte kritikuar kushtet e armëpushimit të vendosura nga Moska si “arrogante”.

Të dy palët u takuan për herë të fundit në Stamboll në mesin e majit, duke shënuar kontaktin e tyre të parë të drejtpërdrejtë publik që nga viti 2022. Një shkëmbim i rëndësishëm të burgosurish pasoi negociatat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në postimin e tij të sotëm, Zelensky tha se u kishte përshkruar ministrit të tij të Mbrojtjes dhe të Jashtëm, “detyrat për afatin e afërt dhe gjithashtu kishte përcaktuar qëndrimet [e Ukrainës] përpara takimit në Stamboll të hënën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prioritetet e listuara nga presidenti përfshijnë “një armëpushim të plotë dhe pa kushte”, “lirimin e të burgosurve” dhe “kthimin e fëmijëve të rrëmbyer”.

“Të hënën, delegacioni ynë do të udhëhiqet nga Rustem Umerov”, shtoi ai./  a.jor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?