Zelensky paralajmëron: Putin s’do ndalet, pushtimi i Ukrainës, vetëm fillimi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shënuar komentet e një komandanti rus, i cili tha se Moska dëshiron të marrë kontrollin e Ukrainës jugore pasi do t’i jepte akses në rajonin separatist të Transnistrisë në Moldavi.

Zelensky tha se vërejtja tregon se Rusia dëshiron të pushtojë vendet e tjera dhe se sulmi ndaj Ukrainës do të ishte vetëm fillimi.

“Epo, kjo vetëm konfirmon atë që kam thënë shumë herë: pushtimi rus i Ukrainës ishte menduar vetëm si fillim, pastaj ata duan të kapin vende të tjera”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sigurisht, ne do të mbrohemi për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të thyer këtë ambicie të Federatës Ruse. Por të gjitha kombet që, si ne, besojnë në fitoren e jetës mbi vdekjen, duhet të luftojnë me ne. Ata duhet të na ndihmojnë, sepse ne janë të parët në këtë rrugë dhe kush është i radhës?”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse dikush që mund të bëhet i radhës dëshiron të qëndrojë neutral sot për të mos humbur asgjë, ky është basti më i rrezikshëm. Sepse ju do të humbni gjithçka.”

Moldavia ka thirrur ambasadorin rus në përgjigje të komenteve të gjeneralmajor Rustam Minnekayev.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?