Zelensky refuzon presidentin gjerman: Ka lidhje të forta me Rusinë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy refuzon që të presë në Kiev homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Lajmin e bën me dije media gjermane ”Bild”.
Steinmeier pritej të udhëtonte drejt Kievit në ditët në vijim së bashku me homologët e Polonisë, Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë, por ishte vetë Zelensky që ndaloi vizitën e tij, duke thënë se nuk është momenti i përshtatshëm.
Arsye për këtë mendohet të jenë lidhjet e ngushta që Steinmeier ka pasur me Rusinë gjatë viteve të fundit. Si ministër i Jashtëm, ai kishte kontakte ndër të tjera, me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov, madje konsiderohet dhe si mbështetës i madh i gazsjellësit të diskutueshëm Nord Stream 2 dhe arkitek i politikës miqësore ndaj Rusisë.