Zelensky telefonatë me kryeministrin Rama: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka treguar se ka patur një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas postimit të Zelenskyt, Rama është informuar për situatën në frontin e luftës dhe bisedimet e fundit diplomatike.
”Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të ndaluar vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur”,-shprehet ai mes të tjerash në rrjetin X.
Telefonata vjen vetëm një ditë pas takimeve intensiv dhe diskutimeve që i dërguari i SHBA-ve pati me presidentin rus Vladimir Putin, bisedës së këtij të fundit me presidentin amerikan Donald Trump. Kjo në lidhje me angazhimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë për të negociuar paqen mes dy vendeve në takim trepalësh në një nga vendet negociatore të paqes.
Postimi i plotë i Volodymyr Zelenskyt
Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë. E informova shkurtimisht për situatën në front dhe në diplomaci. Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të ndaluar vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur.
Diskutuam përgatitjet për takime në vende të mëdha ndërkombëtare. Këto do të jenë formate të veçanta angazhimi me partnerët. Do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur popullin tonë.
Faleminderit, Edi, faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen tuaj të palëkundur për Ukrainën.
KOHA JONË SONDAZH

