Zelensky, thirrje nënave ruse: Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë!

Presidenti ukrainas, Vlodymyr Zelensky vjen me një thirrje të fortë për nënat ruse, teksa lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e saj të 3. Ai përmes një videomesazhi iu drejtua nënave ruse, duke i kërkuar që mos të dërgojnë fëmijët e tyre në fushëbetejë.

Zelensky tha që mos t’i besojnë premtimet se fëmijët do të dërgohen diku për stërvitje, apo në kushte joluftarake, dhe që të veprojnë menjëherë nëse ka dyshime se do të nisen drejt Ukrainës.

Thirrja vjen pasi Rusia pranoi të mërkurën vullnetarë, ndërkohë që Putin bëri thirrje që të anëtarësohet kush ka dëshirë të luftojë kundër Ukrainës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?