Zenepe Luka padit Sali Berishën për tritolin.”Të na gjykojë Fatmira Hajdari”

Ish-gazetarja e “Koha Jonë”, Zenepe Luka, pas botimit të librit “Izet Haxhia përballë Sali Berishës” depoziton sot në Prokurorinë e Vlorës një padi penale për ish-presidentin Sali Berisha.

Izet Haxhia rrëfen në libër se tritoli në shtëpinë e Zenepes është vënë me urdhër të Azem Hajdarit, në një kohë që PD-në e kontrollonte totalisht Berisha.

“Në faqet e këtij libri, ish truproja e ish Presidentit Sali Berisha, ka rrëfyer edhe për ngjarjen makabre të 10 majit të vitit 1998, vendosjen e tritolit në banesën time, kur punoja si gazetare e “Koha Jonë” në Vlorë. Unë i dija të gjitha ato që Izet Haxhia, nënvizon në faqet 159-160 të këtij libri, por tashmë, që e kam në duar këtë libër, ai merr vlerën e provës dhe unë do t’i drejtohem gjykatës me një kërkesë-padi me objekt:

Padis ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha, për moskallëzim krimi, duke shpresuar se do të vihet në lëvizje dosja që është pushuar në Prokurorinë e Vlorës”. Unë e di që autorët kanë ndërruar jetë, për shkak të hesapeve të tyre. Por, ka një nen në kodin penal, sipas të cilit përbën vepër penale nëse vihesh në dijeni për këtë krim makabër dhe e fsheh atë, aq më tepër kur je kreu i shtetit.  Do të dëshiroja, që në gjyqin e kërkuar prej meje, që do të kisha dëshirë të binte në dorën e bashkëqytetares sime, Fatmira Hajdari, të dëshmonte fizikisht edhe z.Izet Haxhia.  A do të kërkojë ndëshkimin për djegien e gazetës “Koha Jonë” z.Nikollë Lesi?”, thotë ajo për Dita.

 

SHKARKO APP