Zëri Amerikës: Shqipëria merr 20 milionë dollarë për 2 mijë muxhahedinë

Për të mirëpritur edhe 2 mijë muxhahedinë të tjerë nga kampi “Liria” në Irak, Shqipëria do të përfitojë 20 milionë dollarë. Kështu shkruan Zëri i Amerikës në versionin anglisht.

Gazetarja Pamela Dockins e cila ka shoqëruar sekretarin amerikan gjatë udhëtimit në Tiranë, citon burime brenda Departamentit të Shtetit, që thonë ndër të tjera se “Kerry para se të niste vizitën në Tiranë ra dakord që të mos fliste publikisht për zhvendosjen e muxhahedinëve, pasi mbetet një çështje e ndjeshme”.

Në dy vitet e fundit Shqipëria ka marrë rreth 1 mijë muxhahedinë dhe është e angazhuar për të marrë edhe 2 mijë të tjerë, shkruan më tej Zëri Amerikës.

SHKARKO APP