Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: A mundet Evropa të armatosë Ukrainën?

Aktualitet E mërkurë, 5 Mars 2025 19:18
Zëri i Amerikës: A mundet Evropa të armatosë Ukrainën?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump urdhëroi të hënën ndërprerjen e menjëhershme të ndihmave ushtarake për Ukrainën. Administrata Trump tha se kishte për qëllim të detyronte të gjitha palët të përkushtoheshin në bisedimet për paqe. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, udhëheqësit evropianë kanë thënë se është jetike të vazhdohet me dërgesat e armëve në Kiev. Megjithatë, nuk është e qartë se për sa kohë Ukraina mund të vazhdojë të rezistojë pa ndihma.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërsa doli lajmi për vendimin e Uashingtonit për ndërprerjen e ndihmave ushtarake për Kievin, sulmet ruse me dronë vazhduan mbi qytetet ukrainase.Ligjvënësit ukrainas thonë se pasojat e vendimit të Uashingtonit do të jenë të rënda. “Kjo do të thotë se mijëra njerëz do të vdesin”, thotë Oleksiy Goncharenko deputet ukrainas. Në perëndim të Donetskut, afër qytetit Pokrovsk, lufta vazhdon.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 9 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 9 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 10 orësh

“Ne përdorim një top artilerie ‘Howitzer” italian. Megjithatë, shumë municione i marrim nga Shtetet e Bashkuara. Është standard i NATO-s, i cili përdoret si në Evropë ashtu dhe në Amerikë. Por, a do të jetë tani në gjendje Evropa të na furnizojë, shpresoj se po”, thotë komandanti i njësisë së brigadës së 14-të ukrainase që përdor nofkën “Berf”. A mund të kompensojë Evropa mungesën e ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara? “Ka sisteme të caktuara, si raketat ‘Patriot’, apo pjesët rezervë për tanket ‘Abrams’ që përdoren nga ukrainasit. E vetmja mënyrë që evropianët t’i sigurojnë ato është blerja në tregun e hapur. Kjo kërkon kohë”, thotë Mark Galeotti, ekspert për Rusinë nga firma ‘Mayak Intelligence’.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Megjithatë, Ukraina po prodhon gjithnjë e më shumë armë. “Ndoshta rreth gjysmën e armëve që përdor tani, Ukraina i prodhon vetë. Pjesa tjetër sigurohet nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, përfshirë evropianët”, thotë Malcolm Chalmers nga organizata “Royal United Services Institute”. Uashingtoni ofron ndihmë jetike, si transportimin e armëve perëndimore në Ukrainë. “Shtetet e Bashkuara luajnë rol shumë të rëndësishëm duke ofruar informacion dhe të dhëna të inteligjencës për forcat ukrainase”, thotë analisti Chalmers. Administrata Trump thotë se ndalimi i ndihmave ushtarake është bërë, siç sqarojnë zyrtarët amerikanë, “për të ndihmuar në arritjen e një zgjidhjeje”.

“Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe po ashtu Ukraina nuk mund ta vazhdojnë këtë luftë pa fund. Prandaj, është e rëndësishme që të gjithë të marrin pjesë në negociata”, thotë JD Vance, Nënpresident i Shteteve të Bashkuara. Kryeministri britanik Keir Starmer tha gjatë fundjavës se ekziston një koalicion i vendeve që duan të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën. “Pretendimi i Nënpresidentit Vance se shumë nga udhëheqësit evropianë i ofrojnë mbështetje Kievit publikisht, ndërsa privatisht shprehen me skepticizëm, nuk është në tërësi i pasaktë. Pyetja në këtë rast është, a do të vazhdonin këto vende të boshatisnin rezervat e tyre ushtarake dhe të zemëronin aleatin dhe garantuesin kryesor të sigurisë së vendit të tyre për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën?”, thotë eksperti për Rusinë, Mark Galeotti.

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky njoftoi administratën Trump të martën, përmes një publikimi në rrjetin social ‘X’, se Ukraina është e përkushtuar për paqe. Për ukrainasit, që vuajnë nga sulmet ajrore ruse, ndërprerja e ndihmës amerikane është një rezultat i hidhur. “Shpresoj që Presidenti Trump të ndryshojë mendjen. Viktima e agresionit nuk mund të jetë fajtore dhe të ndëshkohet”, thotë Viktoria, banore e Kievit. “Ndoshta Evropa mund të ndihmojë disi. Shpresa ka mbetur vetëm tek Evropa tani, askund tjetër”, thotë Illia, banor i Kievit. Ndërkaq, Rusia e mirëpriti vendimin e Uashingonit për ndalimin e ndihmave ushtarake për Ukrainën duke thënë se “situata duhet zgjidhur me mjete paqësore”.

Etiketat e lidhura

europëukraine
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.