Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Zëri i Amerikës: Kushtetuesja vendos kthimin e Teatrit Kombëtar në varësi të Qeverisë

Zëri i Amerikës: Kushtetuesja vendos kthimin e Teatrit Kombëtar në varësi të Qeverisë

Aktualitet
E premte, 2 Korrik 2021 22:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese nxorri sot vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Lidhur me çështjen kryesore, nëse duhej prishur apo jo ndërtesa, Gjykata nuk arriti të vendosë, pasi nuk siguroi dot numrin e duhur të votave 5, për pasojë kërkesa e palës paditëse u rrëzua. Në dy vendime të tjera po për Teatrin, Gjykata shpalli si anti-kushtetues vendimin e qeverisë për t’ia kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, si dhe vendimin për procedurat e veçanta për ndërtimin e Teatrit të ri.

Mund t'ju interesojë

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Para 6 minutash
Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Para 18 minutash
Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Para 21 minutash

Ligji i veçantë për procedurat e ndërtimit ishte tejkaluar nga zhvillimet, pasi kontrata me firmën rivate, që do të realizonte ndërtimin kishte dështuar më parë. Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, pronësia e Teatrit i mbetet përsëri qeverisë, çka kërkon rifillimin e gjithë procedurave për Teatrin e ri.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Regjisori i njohur, Robert Budina, tha për “Zërin e Amerikës”, se “ky vendim shënon një fitore për sakrificat e mijëra qytetarëve, që mbrojtën Teatrin Kombëtar me histori shumë-vjeçare”. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar tha se do të vazhdojë edhe në Gjykatën e Strasburgut të këmbëngulë për të nxjerrë para drejtësisë ata që shkatërruan Teatrin Kombëtar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, shkroi në rrjetet sociale se Gjykata Kushtetuese “i dha të drejtë Bashkisë së Tiranës, duke lënë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar” dhe se pas kësaj nis “ndërtimi i një teatri më moderni në Ballkan”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në reagimin e tij, se “Gjykata Kushtetuese foli e tani radhën e SPAK”. Teatri Kombëtar i Shqipërisë u shkatërrua në mesin e pandemisë më 17 maj të vitit të kaluar, me pretendimin se po aty do të ndërtohej një teatër i ri.

Ndërtesa historike e Teatrit Kombëtar u mbrojt fizikisht për afro 2 vjet nga qytetarë dhe veprimtarë, të cilët zhvillonin aty edhe shfaqje artistike. Organizata Europa Nostra e shpalli Teatrin Kombëtar si një nga objektet kulturore më shumë të rrezikuara në Europë.

Protesta 3-vjeçare nuk i pengoi megjithatë autoritetet, që ta rrëzonin ndërtesën në agim të 17 majit 2020, me mbështetjen e një numri të jashtëzakonshëm forcash policore, kur shumica e qytetarëve ishin mbyllur në banesa prej rrezikut të pandemisë.

Veprimtarët denoncuan përpjekjet, që sipas tyre, po bëheshin për të mbuluar një aferë të madhe korruptive prapa fasadës së një teatri të ri. Por qeveria hodhi poshtë njoftimet e tyre se në atë zonë do të ndërtoheshin një seri kullash shumëkatëse, dhe se qëllimi ishte vetëm të ndërtohej një Teatër i ri.

Etiketat e lidhura

Teatri Kombetar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 6 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 15 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 18 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 21 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.