Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 10:14 Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta Matajt kalon në GJKKO Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së mbrojtjes së ish-drejtoreshës së filialit të Postës Shqiptare, Elisabeta Mataj, e cila kishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: Shqipëria po hedh hapat e parë drejt ringritjes së industrisë ushtarake

Aktualitet E mërkurë, 24 Korrik 2024 18:22
Zëri i Amerikës: Shqipëria po hedh hapat e parë drejt ringritjes së industrisë ushtarake
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Shqipëri po hidhen aktualisht disa hapa konkrete për rigjallërimin e industrisë ushtarake. Disa komisione të Kuvendit shqyrtuan dhe miratuan sot krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake. Nisma më e re ligjore synon të afrojë Shqipërinë me standartet e NATO-s në prodhimin e armatimeve dhe t’i japë fund teknologjive të prapambetura, që trashëgoi nga regjimi komunist. Por deputetët e opozitës kërkuan më shumë transparencë mbi bazën ligjore dhe planet e biznesit të kësaj nisme të re.

Komisionet e Kuvendit për ekonominë dhe financat, për çështjet ligjore dhe për sigurinë kombëtare shqyrtuan dhe miratuan sot projektligjin e përgatitur nga ministria e Mbrojtjes mbi krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake.

Nisma cilësohet si hapi i parë për rijetësimin e industrisë ushtarake të Shqipërisë pas shumë vitesh tranzicion, kur i duhej të ndahej nga armatimet dhe teknologjitë e vjetra të para viteve 90. Zyrtarët e mbrojtjes pohuan para deputetëve se me themelimin e shoqërisë shtetërore nis ngritja e një strukture të përshtatshme për të vepruar në një treg konkurrues. Sipas tyre, shoqëria do të ketë të gjithë mekanizmat juridikë dhe financiarë, që të jetë aktive në treg, të tërheqë partnerë seriozë dhe të zhvillohë industrinë ushtarake në përputhje me synimet strategjike të vendit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zëvendës ministri Dorian Tola tha në komisionin e ekonomisë se miratimi i këtij projekt-ligji sërben si akt themelimi i kësaj shoqërie shtetërore, përbën një ndër hapat e parë dhe më thelbësorë për rijetësimin e industrisë ushtarake në Shqipëri. “Mbi të gjitha ne në këtë treg ofrojmë cilësitë tona, jemi vend anëtar i NATO-s, jemi një vendet kryesore të Korridorit 8, jemi të sigurtë, prodhojmë afër BE-së, prodhojmë me standartet e NATO-s, vendosja gjeografike, si dhe kemi traditën tonë “Made in Albania”, tha zoti Tola.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Projekti krijon shoqërinë shtetëtore për projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin, tregtimin e ligjshëm brenda dhe jashtë vendit të gjithë llojeve të armëve ose pjesëve të tyre, përfshirë edhe armë ushtarake, municione, teknologji dhe pajisje ushtarake, si dhe çdo aktivitet tjetër në këtë fushë, në funksion të sigurisë kombëtare si dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake të forcave tona të armatosura.

Ajo është një shoqëri aksionare, ku aksionar i vetëm është shteti dhe përfaqësues është ministria e mbrojtjes. Deputetët e opozitës pohuan se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s duhet të jetë edhe përfituese edhe kontribuese në gjirin e Aleancës. Por deputetja e Partisë Demokratike të opozitës Jorida Tabaku, kundërshtoi futjen e ligjit në program me procedurë të përshejtuar, kur meriton një diskutim të gjerë. Ajo vërejti se projekti kishte disa paqartësi ligjore, ekonomike në lidhje me pronat e ushtrisë, që shoqëria do të marrë, veprimtarinë konkrete të saj në prodhim si shoqëri shtetërore dhe në raport me kompanitë private, si dhe për planet e saj të biznesit.

Mund t'ju interesojë

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta Matajt kalon në GJKKO

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dos...

Para 7 minutash
Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente...

Para 19 minutash
Katër përfundimet nga takimi historik mes Trump, Xi dhe Putin

Katër përfundimet nga takimi historik mes Trump, Xi dhe Putin

Para 33 minutash

“Shoh që ligji nuk na sqaron qartësisht elementë me proceset që lidhen dhe kanë të bëjnë me detyrimet e kësaj kompanie ndaj shtetit dhe bashkërendimin me institucione të tjera. Projektligji fokusohet vetëm tek ngritja e një kompanie, por jo modalitetet e operimit të saj, duke patur parasysh që puna e saj lidhet edhe me sigurinë kombëtare”, thotë zonja Tabaku. Ndërsa sipas deputetëve të shumicës socialiste, nisma synon të modernizojë industrinë ushtarake të Shqipërisë në përputhje me standartet e NATO-s, duke forcuar rëndësinë e saj strategjike në rajon, rolin e saj për sigurinë ndëkombëtare, si dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima, theksoi se nisma e këtij ligji synon të rritë kapacitetet operacionale të Shqipërisë, nivelin e rezervës në municione dhe armatime, për t’iu përgjigjur ndryshimeve të vazhdueshme të mjedisit të sigurisë.

“Ringritja dhe fuqizimi i industrisë ushtarake është një aktivitet fitimprurës për ekonominë e vendit, pasi do të prodhojë vende pune, si dhe do të rritë të ardhurat në ato vende, ku do të vendoset kjo industri. Kështu ka lindur nevoja dhe domosdoshmëria për rivitalizimin e industrisë ushtarake në vendin tonë përmes krijimit të kësaj shoqërie shtetërore”, tha zonja Dhima.

Projekt-ligji për shoqërinë e re të prodhimit të armëve po shqyrtohet në Kuvend njëkohsisht me Planin Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura për 10 vitet e ardhshme 2024-2033, si dhe me Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë. Mbi 3 milionë euro janë parashikuar për krijimin e shoqërisë së re, ndërsa mbi 3 milionë të tjera janë për likujdimin e detyrimeve të disa industrive, që kanë pezulluar veprimtarinë, si Uzina e lëndëve plasëse në Mjekës, Uzina mekanike e Gramshit, Kombinati mekanik Poliçan,

Aktualisht ato janë në proces mbyllje, ndërsa pasuritë e tyre i kalojnë shoqërisë së re tregtare. Pas vitit 90 këto industri u përqëndruan në proceset e demilitarizimit dhe shkatërrimit të armëve të vjetra, ndërsa gjendjen e tyre e rënduan më tej teknologjitë e vjetëruara, kostot e larta të prodhimit dhe mungesa e specialistëve. /VOA/

Etiketat e lidhura

industria ushtarake
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta Matajt kalon në GJKKO
Para 7 minutash

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencën për kërkesën e ish-drejtoreshës së Postës, dosja e Elisabeta ...

Lajm i mirë për Shqipërinë, Medon Berisha gati të rikthehet pas një mungese të gjatë
Para 16 minutash

Lajm i mirë për Shqipërinë, Medon Berisha gati të rikthehet pas një mungese të gjatë

Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara
Para 19 minutash

Konfiskohen 16 milionë euro prona tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

Kërcënimet me bomba në shkollat italiane, Piantedosi: Synimi destabilizimi, jo rrezik real për sigurinë
Para 19 minutash

Kërcënimet me bomba në shkollat italiane, Piantedosi: Synimi destabilizimi, jo rrezik real për sigurinë

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 13 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 13 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.