Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:17 Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s Elseid Hysaj ka hyrë zyrtarisht në historinë e futbollit shqiptar. Mbrojtësi kuqezi është bërë futbollisti i parë që arrin kuotën e 100 ndeshjeve me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: Si mund të shmangen epidemitë?

Aktualitet E shtunë, 31 Korrik 2021 09:03
Zëri i Amerikës: Si mund të shmangen epidemitë?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Numri i vdekjeve të raportuara nga Covid 19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet.

Në 100 vitet e kaluara, ka pasur epidemi të gripit dhe kolerës, epidemia e Sidës dhe sëmundje të tjera të shumta në të gjithë botën. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carol Pearson njofton se një studim i fundit tregon se shumë epidemi ose mund të ishin shmangur ose mund të frenohen.
Ndërsa disa vende përgatiten për një tjetër valë të koronavirusit, me më shumë shtrime në spital dhe vdekje, mjekët në vendet ku vaksinat janë lirshëm në dispozicion po u luten njerëzve që të vaksinohen.

“Unë jam Dr. Michael Bolding. Kam punuar në njësinë tonë për COVID-in gjatë 16 muajve të fundit. Më pyesin çdo ditë tani se si duket njësia jonë”, thotë Dr. Michael Bolding, nga Qendra Rajonale Mjekësore e Washingtonit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dr. Bolding thotë se tani po sheh pacientë të pavaksinuar të sëmurë rëndë në të 20-tat dhe 30-tat.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“… të shoqëruar nga simptoma përfundojnë në ventilator, oksigjen me rrjedhë të lartë dhe janë jashtëzakonisht të sëmurë … më të sëmurë se në çdo kohë gjatë kësaj pandemie”, thotë ai.

Mund t'ju interesojë

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Para 10 minutash
Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 44 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 1 ore

Me vaksinimin, sëmundja e rëndë dhe vdekja nga Covid 19 mund të shmangen.

“Ne po bëjmë thirrje për një objektiv global 7-1-7. Dmth shtatë ditë për të zbuluar një vatër, një ditë për të njoftuar dhe shtatë ditë për të arritur një përgjigje efikase”, thotë Amanda McClelland, nga organizata “Resolve to Save Life” që punon për parandalimin e epidemive.

Zëri i Amerikës e intervistoi zonjën McClelland gjatë një takimi mbi Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Ajo thotë se është e mundur të parandalohen epidemitë dhe përmend Ugandën si shembull. Uganda ndaloi rishtazi një epidemi të Ebolës në kufirin e saj me Republikën Demokratike të Kongos.

“Uganda iu përgjigj rrezikut. Mobilizoi komunitetet dhe sistemet shëndetësore për të forcuar mbikëqyrjen përgjatë kufirit dhe arriti të mbrojë të infektuarit… dhe të kujdeset për ta në mënyrë efikase. Pra, ata nuk patën një epidemi të Ebolas“, shprehet zonja McClelland.

Në fakt, një studim i publikuar në muajin prill nga organizata “Resolve to Save Lives”, i titulluar “Epidemitë që nuk ndodhën”, përfshiu shembuj të shumtë të situatave ku vendet shmangën ose ndalën epidemitë.

Shembuj të tjerë janë për shembull Nigeria, e cila në vitin 2014 ndali një epidemi të Ebola-s, si dhe Brazili që në vitin 2016 parandaloi përhapjen e një epidemie të etheve të verdha. Në të dy rastet, zyrtarët e shëndetësisë reaguan me veprime të koordinuara, komunikim efikas dhe udhëheqje të përkushtuar.

Zonja McClelland thotë se çelësi janë aftësitë e mira drejtuese dhe ndërtimi i besimit në komunitet.

“Nuk mund të vini vetëm kur ndodh diçka e keqe. Duhet të jeni aty gjatë gjithë kohës. Duhet të takoheni me komunitetet aty ku ndodhen dhe të merreni me nevojat e tyre të përditshme shëndetësore, dhe kjo krijon besim“, thotë zonja McClelland.

Zonja McClelland thotë se besimi, gazetaria e mirë dhe një shoqëri e fortë civile ndihmojnë komunitetet të refuzojnë disinformimin dhe politizimin e sëmundjeve, vaksinave dhe trajtimin shëndetësor./ VOA

Etiketat e lidhura

epidemishmangie
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s
Para 1 minute

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 10 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 16 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 18 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.