Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:17 Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s Elseid Hysaj ka hyrë zyrtarisht në historinë e futbollit shqiptar. Mbrojtësi kuqezi është bërë futbollisti i parë që arrin kuotën e 100 ndeshjeve me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Zëri i Amerikës”: Situata në Spitalin Infektiv mbetet problematike, një numër i lartë pacientësh në gjendje kritike

Aktualitet E hënë, 6 Korrik 2020 18:29
“Zëri i Amerikës”: Situata në Spitalin Infektiv mbetet problematike, një numër i lartë pacientësh në gjendje kritike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Shqipëri, një tjetër mjek humbi jetën si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se doktor Hysni Shkjau, 69 vjeç, “nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre. Ai luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese”, bëri të ditur ministria.

Doktor Shkjau, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.

Një javë më parë, po në spitalin Infektiv, u nda nga jeta dhe një profesor i njohur i Fakultetit të Mjekësisë, Arjan Pushi, me një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë.

Në 24 orët e fundit janë rregjistruar dhe dy viktima të tjera, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana, për të cilët nuk bëhet e ditur nëse kishin sëmundje të tjera shoqëruese. Në total, janë 79 persona që kanë humbur jetën, nga të cilët 44 vetëm në pak më shumë se tre javë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Që pas dhjetëditësisht të parë të qershorit, situata e pandemisë në Shqipëri ka njohur një përkeqësim të ndjeshëm, me raste të reja të shumëfishuara e po ashtu dhe një numër në rritje të viktimave. Sipas të dhënave të fundit, në 24 orët e fundit janë zbuluar 71 raste të reja, në 16 qytete të ndryshme. Në të gjithë vendin numërohen 2964 të infektuar që nga fillimi i pandemisë. Më shumë se gjysma e tyre të konfirmuar vetëm në 4 javët e fundit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Problematike mbetet situata në spitalin Infektiv, ku numri i rritur i pacientëve, po shoqërohet me një numër të lartë personash të cilët janë në gjendje kritike. Të dhënat e fundit tregojnë se “janë të shtruar 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë”.

Mund t'ju interesojë

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Para 8 minutash
Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 42 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 58 minutash

Numri i testimeve përgjithësisht ka qenë thuajse i njejtë në dy javët e fundit, mbi 350, ndërsa në 24 orët e fundit është shënuar dhe numri më i lartë me 459 testime. “Përqindja e pozitivitetit është reflektuar me një nivel qëndrueshmërie pothuaj të njëjtë gjatë gjithë javës”, që shkoi, deklaroi sot Eugena Tomini e Institutit të Shëndetit Publik. Në fakt të dhënat e vetë autoriteteve tregojnë se përqindja e pozitivitetit ka qenë me ulje-ngritje, nga 15.4 përqind në 24 orët e fundit, deri në afro 25 përqind më datë 3 korrik.

Presidenti Ilir Meta tha sot se “ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur nga COVID-19 dhe të numrit të viktimave, tregojnë se nevojitet urgjentisht një strategji e re, më efikase dhe transparente, për përballimin e pasojave të rënda të kësaj pandemie të rrezikshme, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik. Çdo neglizhencë e mëtejshme është jo vetëm e papranueshme, por edhe me kosto tepër të rënda për shëndetin dhe ekonominë”, theksoi zoti Meta në një status në Facebook ndërsa shprehte keqardhjen për ndarjen nga jeta të mjekut Shkjau. “Përsëris thirrjen e fortë për rëndësinë e rritjes së masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke sakrifikuar, deri edhe me jetën e tyre, në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari”, shkruajti Kreu i Shtetit./VOA

Etiketat e lidhura

Zeri i Amerikes
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s
Tani

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 8 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 15 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 16 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.