Zero diskutime, zero nisma, 100 përqind ngritje kartoni/ Kush është “6 përqindëshi” i Kamzës që thotë se ka ndryshuar veten

Rakip Suli, ose i njohur tashmë si kryetari 6 përqindsh i Kamzës, tha sot ndërsa uzurpoi me thyerje zyrën e kryebashkiakut, se ishte aty pasi fillimisht kishte rregulluar veten dhe tanimë sipas tij do të rregullonte edhe Kamzën.

Në fakt Rakipi 6 përqind foli për një të vërtetë, kur tha se kishte rregulluar veten.

Pasi si ish-deputet në radhët e socialistëve, po të shikosh në faqen e parlamentit pjesëmarrjen e tij aktive në diskutime dhe nisma ligjore, prania e tij si ligjvënës është inekzistent.

Në të dhënat e tij për efektivitetin në Parlament, Rakip Suli ka zero diskutime në Kuvend, zero nisma ligjore, ndërkohë që në ngritjen e kartonit në Kuvend është 100 për qind efektiv.

Mendoni se sa efektiv do të jetë kryetari 6 përqindësh tani në krye të Bashkisë Kamëz, pasi sistemoi mirë fillimisht veten.

SHKARKO APP