Zgjatet hetimi për efektivin e policisë Jeton Lami

Jeton Lami, oficeri i Forcave Operacionale, i cili është vënë në pranga për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi shoqëronte Martinajn pak ditë përpara se ky i fundit të zhdukej, ka refuzuar të japë shpjegime.

Dëshmia e tij konsiderohej kyçe në zbardhjen e rastit, por Lami ka vendosur të mos japë shpjegime. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se në këto kushte, prokuroria e Kurbinit është detyruar të zgjasë edhe me 3 muaj të tjerë afatin e hetimit për të, duke arsyetuar se do të kryejë veprime të tjera hetimore.

Ervis Martinaj ishte person në kërkim ndërkombëtar, pasi Nuredin Dumani e akuzoi atë se i kishte premtuar 500 mijë euro që të ekzekutonte rivalin e tij Endrit Dokle, kur familja denoncoi humbjen e kontakteve me të.

Prej gjashtë muajsh fati i njeriut të cilësuar si “mbreti i lojërave të fatit”, vijon të mbetet i mbuluar nga misteri dhe policia ende nuk ka një përgjigje nëse Ervis Martinaj e ka inskenuar ngjarjen, apo është rrëmbyer e vrarë nga kundërshtarët.

SHKARKO APP